
Agjencia e Statistikave të Kosovës në konferencën e sotme për media foli lidhur me ecurinë e punës gjatë Javës së gjashtë në terren për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë. Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë është duke vazhduar edhe këtë javë, dhe do të përmbyllet më 17 maj.
U.D. i kryeshefit Ekzekutiv të ASK-së, Avni Kastrati ka theksuar se disa komuna kërkojnë shtyrjen e procesit të regjistrimit, ndërsa deri më tani janë regjistruar 1 milion e 420 mijë e 148 qytetarë.
Një komunë ka kërkuar përmes një shkresë të shtyhet në aspektin statistikor nuk ka arsye me u shty. Në përgjithësi regjistrimet kanë qenë aktiv, ka thirrje masive që të regjistrohen, ka një lloj frike te qytetarët se nëse nuk regjistrohen.
Bëj thirrje regjistruesve të bëjnë edhe një vizitë sidomos te banesat e zbrazura mos ka mbet dikush pa u regjistru.
Regjistrimi i fundit i popullsisë është kryer në vitin 2011.
Sipas këtij regjistrimi, Kosova ka mbi 1.7 milionë banorë.



