Psikologia: Nuk duhet ta bëjmë parandjenjën pjesë të përditshmërisë sonë dhe të ngecim

Psikologia: Nuk duhet ta bëjmë parandjenjën pjesë të përditshmërisë sonë dhe të ngecim

Psikologia Brunilda Laboviti thotë se parandjenja është një koncept i njohur dhe nga shkenca dhe se është një koncept emocional që buron dhe nga ndërgjegjja jonë.

Duke folur për emisionin “Zgjohu me MCN”, Laboviti deklaroi se është e rëndësishme që parandjenjën të mos e bëjmë pjesë të përditshmërisë sonë.

Ka njerëz që nuk e nënvlerësojnë parandjenjën, pasi duket sikur stresohen për diçka që do të ndodhë. Parandjenjat janë diçka mes intuitës dhe parandalimit dhe duhet të konsiderohet dhe t’i japim një sens dhe në aspektin emocional. 

Ka pasur njerëz që kanë parandjerë ngjarje të rrezikshme dhe këta njerëz e kanë më të vështirë ta rikuperojnë dhe vazhdojnë të fokusohen. Por e rëndësishme është që parandjenjën të mos e bëjmë pjesë të përditshmërisë sonë. 

Patjetër është pjesë e rëndësishme, por nuk duhet të ketë ngecje. Nëse ndodh për një periudhë kohe të gjatë, duhet konsultuar me një mjek, psikolog dhe psikiatër, nëse zgjat gjatë. Por të gjithëve na ndodhin parandjenja mikse, jo vetëm negative, por edhe të bukura. 

Nënat e kanë më të zhvilluar parandjenjën dhe kjo është e provuar shkencërisht, prej lidhjes nënë-fëmijë. 

Ndonjëherë njerëzit nuk iu japin dot kuptim gjërave që ju ndodhin dhe ka nevojë të konsultohen kur nuk dallojnë dot parandjenjat, shfaqjen e imazheve dhe halucinacionet. 

Nëse nuk është abuzive, parandjenja nuk është anormale. Ëndrra është gjithmonë burim nga e pandërgjegjshmja jonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy