Sekretet e joshjes, shkenca shpjegon se çfarë na tërheq te gjinia tjetër

Sekretet e joshjes, shkenca shpjegon se çfarë na tërheq te gjinia tjetër

Pyetja pse na tërheqin disa njerëz dhe disa të tjerë jo, ka ngatërruar prej kohësh filozofët, shkencëtarët më të mëdhenj dhe rivalët në konkurse të ndryshme.

Disa studime kanë treguar se ata prej nesh që kërkojnë të ashtuquajturin Njeriu i Duhur, në të vërtetë mund të jenë në kërkim të simetrisë së fytyrës për meshkujt ose raportit ideal mes belit dhe ijeve në rastin e femrave.

Por hulumtime të tjera sugjerojnë që, nëse një tipar është tërheqës ose jo, kjo varet nga lloji i lidhjes që po kërkon. Për shembull, në një studim, grave u dukeshin më tërheqës burrat me shenja plagësh në fytyrë, por kjo duke pasur parasysh marrëdhënie afatshkurtra dhe jo ato afatgjata.

Në një studim tjetër, burrat me mjekër ishin më të preferuar për gratë që kërkonin marrëdhënie afatgjata - një gjetje që mund t'u jepte djemve të rruar një ide se si ta shndërrojnë një aventurë të një nate në diçka më të gjatë.

Nëse dy njerëz kërkojnë lumturinë, ata mund të dëshirojnë të përcaktojnë marrëdhënien, veçanërisht nëse ata janë tashmë miq. Siç shumë prej nesh e dinë, ndërsa gratë shpesh i marrin për shprehje miqësie treguesit e interesit seksual që shfaqin meshkujt ndaj tyre, e kundërta ndodh me burrat. Ata në mënyrë të vazhdueshme e marrin dashamirësinë shoqërore të femrave për interes seksual. Kjo mund të ndihmojë për të shpjeguar pse burrat kanë më shumë të ngjarë të tërhiqen nga mikesha femra sesa bëjnë këto të fundit. Për ta komplikuar akoma më tej çështjen, vijnë përfundimet e një studimi të kryer nga Universiteti i Virxhinias dhe Harvardit. Studiuesit kanë zbuluar se gratë tërhiqen më shumë nga burrat, niveli i interesit të të cilëve për to është i paqartë.

Të tjerë mund të kenë vërejtur se burrat kanë përkufizime më të parashikueshme (edhe fizike) të asaj që e bën një grua tërheqëse. Një tjetër studim mbi “ligjet e tërheqjes” thotë se njerëzit priren të shikojnë fytyrën nëse janë në kërkim të dashurisë dhe trupin nëse motivohen nga dëshira seksuale.

Por joshja ka edhe ngjyrat e saj. Nëse dy njerëz kanë vendosur të dalin në një takim, ata ka të ngjarë të veshin diçka të kuqe ose të zezë, zgjedhje të zakonshme për takimet e para. Nuk është çudi: E kuqja i bën të gjithë të duken më tërheqës, si për veten e tyre, ashtu edhe për të tjerët. Edhe ajo që porosisin ka rëndësi gjithashtu. Studiuesit kanë zbuluar që një gruaje ka më shumë gjasa t’i duket tërheqës një burrë nëse ai ha diçka që është pikante, sesa po të hante diçka të ëmbël.

Një pije mund të ndihmojë gjithashtu - por vetëm një. Në një eksperiment, njerëzit që pinin një gotë verë u vlerësuan më tërheqës sesa ata që pinin më shumë ose nuk pinin fare alkool, ndoshta kjo për shkak të efektit relaksues të pijes ose për skuqjen joshëse që mund të japë ajo.

Sigurisht, aftësia për të tërhequr dikë qëndron brenda nesh, por si ta bëjmë dikë që ta zbulojë këtë nëse nuk e kemi raportin e përkryer bel-ije apo fytyrën simetrike? Një veshje e kuqe, një gotë verë dhe diçka pikante mund të jenë një fillim i mbarë. / The Atlantic /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy