Agjensia e sigurisë së ilaçeve paralajmëron efekte anësore nga trajtimet që po bëhen kundër Covid-19

Agjensia e sigurisë së ilaçeve paralajmëron efekte anësore nga trajtimet që po bëhen kundër Covid-19

Agjensia e sigurisë së ilaçeve në Francë të hënën paralajmëroi për efekte anësore të barnave që po testohen kundër koronavirusit, pas vdekjes së tre personave që mendohet se ka ardhur nga vetëkurimi i tyre.

Dy pacientë të tjerë kanë raportuar efekte anësore të padëshirueshme pas marrjes së Plaquenil - emri i markës së hidroksilklorinës - si dhe ilaçeve të tjera siç është Kaletra antiretrovirale, u shpreh kreu i agjensisë Dominique Martin për AFP.

Ai tha se ekspertët po përpiqen të mësojnë nëse ilaçet e përdorura ishin të lidhura me efektet anësore, megjithatë përfundimet fillestare priten në fund të javës.

“Agjensia e sigurisë së ilaçeve (ANSM) e nisi kontrollin e barnave kundër Covid-19 dy javë më parë, në veçanti kur ato u përdoren jashtë provave klinike të klorokinës, hidroksilkolinës, azitromicinës, lopinavir/ritonavir (Kaletra), tocilizumab (dhe) kolchicine. Është krejtësisht normale që trajtimet të provohen, duke marrë parasysh rrethanat, por kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të vëzhgojmë mbikëqyrjen e këtyre substancave",  tha Martin.

Hydroxychloroquine, dhe chloroquine për trajtimin e koronavirusit, kanë qenë në qendër të debatit intensiv në Francë pasi një studim i kryer mbi një numër të vogël të pacientëve COVID-19 në qytetin jugor të Marsejës dha rezultate premtuese.

Më 16 mars, profesori Didier Raoult, drejtuesi i një instituti të spitalit universitar në Marsejë, njoftoi se ekipet e tij kishin trajtuar 25 pacientë me hidroksilkolinë. Pas gjashtë ditësh, tha ai, vetëm një në katër kishte ende virus në trupin e tyre, ndërsa 90 përqind e pacientëve që nuk kishin marrë ilaçin ishin akoma të infektuar.

Kombinimi i hidroksilklorinës me azitromicinën e antibiotikut ka qenë në qendër të vëmendjes pasi studiuesi francez Didier Raoult publikoi dy studime që sipas tij treguan efektivitetin e trajtimit kundër COVID-19.

Trajtimi ka nevojë për "vëmendje të veçantë", tha Martin, sepse kombinimi i hidroksilklorinës me azitromicinën me antibiotikë, mund të shkaktojë aritmi dhe të çojë në një sulm në zemër./France24/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy