
Fshati Godolesh, që shtrihet 7 km larg rrethit të Elbasanit, njihet për prodhimin e bollshëm të qershive.
Janë mbi 700 familje të kësaj zone, që kanë mbjellë mbi 250 ha me qershi dhe brenda një viti, Godoleshi prodhom mbi 600 tonë qershi, që tregtohet në tregjet kryesore të vendit por një pjesë shkon edhe për eksport.
Mesi i muajit qershor, përkon me pikun e prodhimit të qershive dhe me këtë rast, banorët e fshatit Godolesh, mbështetur edhe nga bashkia Elbasan, organizuan, festën lokale nën logon “Qershi dhe Dashuri”.
Në panair u ekspozuan qershi dhe fruta të tjera të zonës dhe prodhime blegtorale.
Banorët e fshatit ishin veshur me veshje tradicionale të zonës ndërsa festën e shijuan edhe vizitorë të shumtë.
Kjo festë është kthyer tashmë në traditë në Godolesh të Elbasanit dhe synon të promovojë prodhimet e zonës për zgjerimin e tregjeve të shitjes.



