Emiratet e Bashkuara Arabe nisin anijen e parë kozmike drejt planetit Mars

Emiratet e Bashkuara Arabe nisin anijen e parë kozmike drejt planetit Mars

Një sukses historik për Shtetin e Emirateve të Bashkuara Arabe që nisi anijen e parë kozmike Al-Amal (Hope) në planetin Mars.

Ky është misioni i parë ndërplanetar i ndërmarrë nga një vend arab.

Misioni ka për qëllim të kapë fotografinë më të qartë të atmosferës së Marsit.

Skuadra shpreson se arritjet e planeve për në Planetin e Kuq do të kenë një ndikim shumë të madh në tokë.

Pas dy shtyrjeve të lëshimit të saj për shkak të motit të keq, ngritja e anijes nga qendra hapësinore "Tanegashima" në Japoninë jugperëndimore u përshëndet me duartrokitje të shumta nga Emiratet.

Projekti u realizua nga qendra “Mohammed bin Rashid Space Center”, ku punuan rreth 450 njerëz dhe më shumë se gjysma e tyre janë nga Emiratet.  

Al-Amal, pritet të arrijë në orbitën e Marsit në shkurt të 2021, me rastin e 50 vjetorit të bashkimit të Emirateve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy