Ura mbi lumin Ishëm në Sukth Vendas të Krujës është kthyer në shqetësim për banorët e katër fshatrave, ata thonë se kanë frikë të kalojnë mbi të, pasi mund të pësojnë ndonjë aksident për shkak të amortizimit.
Banorët pretendojnë se të gjitha riparimet janë bërë nga vetë ata, ndërsa nuk dihet ku shkojnë fondet e bashkisë.



