Ligji për Pandeminë/ Nga sot, mosmbajtja e maskës në Kosovë ndëshkohet me 35 euro

Ligji për Pandeminë/ Nga sot, mosmbajtja e maskës në Kosovë ndëshkohet me 35 euro

Ligji për Pandeminë në Kosovë, nga dita e sotme u zyrtarizua në Gazetën Zyrtare, ndërkaq po nga sot, shkelësit e tij mund të dënohen në bazë të asaj që parashihet në Ligj.

Në këtë ligj, të njohur me emrin zyrtar si Ligj për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës, parashihet rregullimi i anës ligjore për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

Në ligjin e iniciuar nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e të votuar pas shumë debatesh nga deputetët, janë të saktësuara edhe gjobat me të cilat do të dënohen qytetarët në rast se bien ndesh me ligjin.

Më e vogla është 35 euro, ajo për personat fizikë për mosmbajtjen e maskës dhe distancës fizike, ndërsa më e larta 2.000 euro, për personat juridikë.

“Personi juridik që organizon aktivitete të ndaluara me vendim të Organit Kompetent dënohen me gjobë prej dy mijë (2000) euro dhe ndalimin e aktivitetit, ndërkaq personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë me dymijë (2000) euro”, thuhet në nenin 25, pika 1 të Ligjit për Pandeminë.

Me nga 500 euro, parashihet të gjobiten ata që nuk respektojnë karantinën, si dhe personat juridik që nuk krijojnë hapësirën për distancë fizike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy