Katër anije të NATO-s, kontroll të imtësishëm për mina në zonën e Porto Romanos

Katër anije të NATO-s, kontroll të imtësishëm për mina në zonën e Porto Romanos

Zona detare në Porto Romano, ku do të funksionojë edhe porti i ri i është nënshtruar një kontrolli të imtësishëm për mina, nga katër anije të NATO-s, që janë ankoruar tashmë në portin e Durrësit.

Bëhet fjalë për dy anije turke, një holandeze dhe një italiane.

Në operacionet e kryera për kontrollin e hapësirës detare kanë marrë pjesë edhe polumbarët e flotës sonë, krahas pajisjeve të teknologjisë së lartë ushtarake.

Raporti me gjetjet do t’i dorëzohet autoriteteve shqiptare, megjithatë paraprakisht mësohet se zona ka rezultuar e pastër.

Këto anijet luftarake prej më shumë se një muaji po kryejnë stërvitje në Mesdhe dhe po kontrollojnë hapësirat detare.

Pritet që katër anijet e NATO-s ta lënë portin e Durrësit në fillimin e javës që vjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy