Meta: Vetëm përkushtimi ndaj familjes na forcon dhe na bën një komb më vital

Meta: Vetëm përkushtimi ndaj familjes na forcon dhe na bën një komb më vital

Presidenti Ilir Meta jep një mesazh për ditën ndërkombëtare të familjes dhe thotë se tradita shqiptare ka si qendër të saj familjen.

Në mesazhin e tij kreu i shtetit shprehet se vlerat dhe zakonet tona kombëtare janë kultivuar pranë vatrës familjare sepse familja është institucioni më i qëndrueshëm mbi të cilin është ndërtuar jeta shoqërore, djepi më i sigurt ku mund të rritet brezi i ri, ndërtohet dhe garantohet e ardhmja e një vendi dhe kombi.

Vetëm përkushtimi ndaj familjes na forcon dhe na bën një komb më vital dhe më të bashkuar sepse siç na ka mësuar Sami Frashëri: ‘Dashuria për Atdheun lind nga dashuria për familjen.’

Por familjet shqiptare janë gjendur vazhdimisht në rrethana të vështira për shkak të varfërisë, mungesës së përkrahjes së duhur sociale, papunësisë dhe arsimimit jocilësor. Divorcet, vetmia, dhuna dhe shfrytëzimi i të miturve janë fenomene tragjike që e kanë kërcënuar rolin e familjes, goditur themelet e shoqërisë dhe zbehur ndjenjat e atdhedashurisë.

Vetëm një familje e shëndetshme mund të kontribuojë në harmoninë dhe në paqen shoqërore, si dhe të sjellë përfitime në çdo sektor të jetës dhe zhvillimit të vendit. Ndaj forcimi i rolit, vlerave dhe mbrojtja e saj duhet të jetë prioriteti ynë, udhëhequr nga deviza: Familje! Atdhe! Komb!

Kreu i shtetit shton se duke luftuar për familjen e lumtur, solide, në mirëqenie dhe në paqe brenda saj, nëpërmjet politikave konkrete mbështetëse që luftojnë varfërinë, ne do të ndalim edhe shpopullimin dramatik dhe do të garantojmë të ardhmen tonë të suksesshme në këto kohë globalizimi.

E mbështes fuqimisht forcimin e familjes dhe do të vijoj të promovoj energjikisht mbrojtjen e saj. Të mos harrojmë çfarë na mësoi Shenjtorja shqiptare dhe e mbarë njerëzimit, Nënë Tereza: ‘Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen tënde!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy