
Në raportin e 24 orëve të fundit lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë fletë për 247 infektime të reja nga 1052 testime të kryera dhe asnjë viktimë.
Ndërkohë janë 2712 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë. Janë shëruar 611 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 322,421 që nga fillimi i epidemisë.
Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 72 në Tiranë, 23 në Fier, 14 në Lushnje, 12 në Durrës, nga 9 qytetarë në Shkodër, Dibër, Divjakë, 7 në Sarandë, nga 6 qytetarë në Vlorë, Devoll, Elbasan, Gramsh, nga 5 qytetarë në Vau i Dejës, Roskovec, Gjirokastër, Korçë, Berat, nga 4 qytetarë në Kukës, Skrapar, nga 3 qytetarë në Lezhë, Shijak, Vorë, Himarë, nga 2 qytetarë në Mirditë, Kurbin, Krujë, Kamëz, Mallakastër, Delvinë, Përmet, Maliq, Pogradec, nga 1 qytetar në Patos, Selenicë, Memaliaj, Kolonjë, Dimal.
Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Statistika 2 Shtator 2022
Raste të reja ditore 247
Të shëruar në 24 orë 611
Të shtruar në spitale 15
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1052
Testime totale 1,964,322
Raste pozitive 328,716
Raste të shëruara 322,421
Raste Aktive 2,712
Humbje jete 3,583
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 1,213
Fier 327
Shkodër 227
Elbasan 186
Durrës 178
Korçë 162
Vlorë 134
Gjirokastër 96
Berat 73
Lezhë 54
Dibër 51
Kukës 11



