
Në emër të KLP-së, kryetari Gent Ibrahimi i dërgoi sot znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kërkesën për përfshirjen e prokurorëve, anëtarëve të Këshillit, oficerëve të policisë gjyqësore dhe stafin administrativ, në listën prioritare për vaksinim.
Në letrën e tij, Ibrahimi, kërkon vaksinimin e domosdoshëm, në total të 928 zyrtarëve të lartë të drejtësisë.



