Afganistani/ Nisin në Doha bisedimet për paqen mes qeverisë afgane dhe Talibanëve

Afganistani/ Nisin në Doha bisedimet për paqen mes qeverisë afgane dhe Talibanëve

Bisedimet për paqen mes përfaqësuesve të qeverisë afgane dhe Talibanëve me synimin për t’i dhënë fund 19 viteve luftë u hapën të shtunën (12 shtator) në Doha të Katarit.

Ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, nisi ceremoninë e hapjes së negociatave në një hotel luksoz në kryeqytet, së bashku me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo dhe të dërguarin special të Uashingtonit për Afganistanin, Zalmay Khalilzad.

Sot po zhvillohen bisedimet e para të drejtpërdrejta mes Talibanëve dhe përfaqësuesve të qeverisë Afgane.

Ata deri më tani kishin refuzuar të takoheshin me qeverinë afgane, duke e konsideruar atë impotente dhe “kukull” të amerikanëve.

Të dyja palët synojnë pajtimin politik me idenë për t’i dhënë fund dekadave të dhunës, që fillimisht nisën me pushtimin sovjetik në 1979.

Një delegacion i qeverisë afgane udhëtoi të premten nga Kabuli për në Doha, ditë që përkon me 19 vjetorin e sulmit terrorist të Kullave Binjake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kreu i delegacionit, Abdullah Abdullah tha se dëshironte që palët të binin dakord për një marrëveshje të drejtë dhe dinjitoze.

Talebanët, të enjten, konfirmuan se do të merrnin pjesë në bisedimet për paqen, pasi një grup prej 6-të të burgosurish u liruan.

Negociatat erdhën pasi SHBA nënshkroi një marrëveshje me Talibanët në muajin shkurt, duke nisur me një tërheqje graduale të trupave ushtarake nga Afganistani.

Negociatori i qeverisë afgane, ish-ministri Abdullah Abdullah, falenderoi Talibanët për gatishmërinë e tyre për të negociuar.

Unë mund t’ju them me besim sot se vendi ynë do ta kujtojë këtë ditë; si ditën e përfundimit të luftës dhe vuajtjeve të popullit tonë”, tha Abdullah.

Nga ana tjetër, Talibanët përsëriten kërkesën për një “sistem islamik” për Afganistanin.

Unë do të doja që të gjithë ta merrnin në konsideratë islamin në marrëveshjet dhe negociatat e tyre dhe të e mos sakrifikonin atë për interesa personale”, u shpreh udhëheqësi politik i Talibanëve, Mullah Abdul Ghani Baradar, i cili vuajti një dënim prej 8-të vitesh në një burg të Pakistanit.

Mike Pompeo u bëri thirrje palëve që të gjejnë një rrugë për paqe, duke reflektuar dëshirat dhe interesat e popullit afgan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy