Mësuesit në takim me Bashën: Kolegët shpesh fshehin rastet e Covid-19 nga frika e pushimit nga puna (VIDEO)

Mësuesit në takim me Bashën: Kolegët shpesh fshehin rastet e Covid-19 nga frika e pushimit nga puna (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me mësues dhe mësuese.

Gjatë fjalës së tij ai ka vënë në dukje shifrat e larta të mësuesve të infektuar me koronavirus. Sipas Bashës, Rama duhej të bënte testimin në masë të mësuesve për të shmangur këtë katrahurë që është bërë në arsim.  Gjatë fjalës së tij, Basha theksoi se do të vijojë të denoncojë situatën, pasi shërbimi shëndetësor, sipas tij, është në kolaps të thellë, ndërsa shtoi se 7 në 10 shkolla nuk kanë ujë të rrjedhshëm.

"540 mësues të prekur ose të karantinuar dhe afro 1000 nxënës të infektuar me koronavirus dhe e dimë që kemi pasur një numër të lartë mësuesish që kanë humbur jetën në krye të detyrës në Korçe, Paskuqan etj. A mund të ishte shmangur kjo? Së pari të bëhej testimi masiv i mësuesve. Siç i kanë bërë në Kosovë. Çfarë na mungon ndryshe nga Kosova, pasi buxheti ynë është dyfishi i tyre. Higjiena që është e rëndësishme, po si mund ta mbash higjienën kur 7 në 10 shkolla nuk kanë ujë. Nuk është bërë as minimumi i dezinfektimit të shkollave. Situata e pandemisë i ka dalë jashtë kontrollit",- tha Basha.

Ndërkohë që gjatë bashkëbisedimit, njëri nga mësuesit bëri një deklaratë të fortë duke thënë se kolegët e tij arsimtarë, po fshehin faktin se janë të infektuar me koronavirus, pasi kanë frikë se zëvendësohen, apo pushohen nga puna.

Mësuesi Arjan Peraj tha se kolegët e tij shpesh mund ta fshehin gjendjen në të cilën ndodhen pasi kanë frikë se zëvendësohen.

“Dje në takim dhe me kontakte telefonike me shumë kolegë të mitë për të marrë informacion për sot, që mësues e kolegë mungojnë në shkollë dhe gjejnë 1001 arsye për vetëm e vetëm ta shtyjnë deklarimin që janë të sëmurë me COVID. Kjo ka sjellë një kakofoni dhe një katrahurë në marrëdhëniet dhe në vazhdimin e punës ndërmjet drejtuesave të papërgjegjshëm të institucioneve arsimore dhe mësuesve. Një problem tjetër shumë i madh, të cilin ne në qytetet, jo Tirana, por në qytetet urbane dhe rurale që e hasim tepër është edhe transporti i mësuesve. Mësuesit shkojnë me furgona edhe me autobusa pa asnjë kusht të protokolllit, pa masa mbrojtëse, një maskë në një autobus që mund të ketë mbi 40 vetë, nuk ka se si të ruhet protokolli apo te furgoni 15 vendësh”, është shprehur ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy