Premtimi u mbajt, rikthehet shërbimi i skanerit në Spitalin Rajonal të Shkodrës falë Xhadave (VIDEO)

Premtimi u mbajt, rikthehet shërbimi i skanerit në Spitalin Rajonal të Shkodrës falë Xhadave (VIDEO)

Pas publikimit të bërë nga emisioni Xhadat për mosfunksionimin e skanerit në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku u pasqyrua situata e pacientëve që, për shkak të mungesës së këtij shërbimi, detyroheshin të prisnin për ekzaminimet e nevojshme ose t’u drejtoheshin spitaleve private.

 

Përgjegjësi i Imazherisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës pranoi më herët problemin dhe pasojat që kishte sjellë për pacientët, ndërsa premtoi se ishin marrë masa dhe se shumë shpejt do të ndërhyhej për zgjidhjen e kësaj situate.Këtë herë, emisioni Xhadat është rikthyer për të ndjekur zgjidhjen e kësaj problematike dhe tashmë situata ka ndryshuar. 

 

Shërbimi i skanerit është rikthyer në Spitalin Rajonal të Shkodrës pas vendosjes në funksion të aparaturës së re, e cila sjell përmirësime të rëndësishme për pacientët.

 

Përgjegjësi i Imazherisë siguron pacientët për cilësinë e shërbimit që do të ofrohet nga spitali. Skaneri i ri është i një teknologjie më të avancuar, duke rritur cilësinë e ekzaminimeve dhe duke ofruar një gamë më të gjerë shërbimesh, ndryshe nga aparatura e mëparshme, e cila kishte më shumë kufizime.

 

Pra, premtimi i dhënë Xhadave u mbajt dhe një shërbim i rëndësishëm për pacientët e Shkodrës është rikthyer në funksion.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy