Të moshuarit dhe të sëmurët kronikë do të marrin ilaçet në shtëpi

Të moshuarit dhe të sëmurët kronikë do të marrin ilaçet në shtëpi

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka nxjerrë një udhëzim të ri për farmacitë.

Në udhëzim thuhet se të sëmurëve kronikë dhe të moshuarve mbi moshën 65-vjeç që jetojnë vetëm, do t’u shkojnë ilaçet në shtëpi nga farmacitë dhe agjensitë farmaceutike që kanë kontratë me FSDKSH dhe punonjësit e shërbimit të kujdesit parësor.

Gjithashtu, është përcaktuar që mjekët e përgjithshëm do të komunikojnë me këta pacientë nëpërmjet telefonit, mesazheve dhe rrjeteve të tjera sociale për t’i komunikuar recetën dhe më pas farmacisti do t’i çojë atyre medikamentet në shtëpi.

Sipas këtij udhëzimi të ri, gjatë procesit të dorëzimit të barnave duhet të respektohet distanca e përcaktuar nga masat e përgjithshme për frenimin e përhapjes së Covid-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy