
Qindra qytetarë janë mbledhur këtë të shtunë në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet, për të protestuar kundër vaksinimit të detyrueshëm. Ata u mblodhën rreth orës 18:00 të ditës së sotme, ndërsa bënin thirrje kundër vaksinës.
Pjesë e këtij marshimi ishte edhe avokati Altin Goxhaj, i cili është shprehur të gjithë duhet të protestojnë kundër kryesrjes së vaksinës me detyrim.
“Poshtë diktatura. Ne nuk do të prodhojmë asnjë incident që të mos i japim kuksin Edi Ramës që t’i thotë Sorosit, ja unë e bëra atë që deshe. Ne do të fillojmë këtu protest. Policë, zgjohuni nga gjumi….”, është shprehur Altin Goxhaj.
Ndërkohë, nga sheshi “Nënë Tereza”, qytetarët marshuar në drejtim të Kryeministrisë ku bënë thirrje për heqjen e vaksinës së detyrueshme.




