Cilësia e ujërave të Mesdheut/ Shqipëria me plazhet më të varfra

Cilësia e ujërave të Mesdheut/ Shqipëria me plazhet më të varfra

Diell, rërë dhe plazh, por përpara se te laheni njihuni me cilësinë e ujërave…

Bazuar në raportin e Agjencia Europiane e Mjedisit për cilësinë e ujërave në 2016-ën, Il Sole ka publikuar hartën e cilësisë në plazhet e Mesdheut. Sipas hartës, Shqipëria ka numrin më të lartë të plazheve me  cilësi të varfër në të gjithë Mesdheun duke marrë në konsideratë dhe vijën bregdetare.

Për të përshkruar cilësinë e ujërave, agjencia i ka ndarë në katër kategori: cilësi e shkëlqyer, cilësi e mirë, cilësi e mjaftueshme dhe cilësi e dobët.

Sipas të dhënave, janë 7 plazhe në qarkun e Durrësit ku cilësia e ujit është e varfër dhe 5 ku cilësia vlerësohet e mjaftueshme, 4 në qytetin e Vlorës dhe 2 në Sarandë.  Ndërsa në Shkodër dhe Shëngjin, cilësia është më e mirë.

Vendi fqinj, Greqia nuk ka asnjë plazh, ku ujërat të jenë të varfër në cilësi, ndërsa me cilësi të mjaftueshme vlerësohet vetëm plazhi Palaiochori.

Sipas raportit vendet me cilësi më të mirë të ujërave në Mesdhe janë Qipro, Greqia, Kroacia  dhe Malta.

Megjithatë, rreth 85% e plazheve të Mesdheut janë të një cilësie të shkëlqyer. / Monitor / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy