Maskat “Sonovia” të Izraelit parandalojnë koronavirusin në masën 99 për qind

Maskat “Sonovia” të Izraelit parandalojnë koronavirusin në masën 99 për qind

Kompania Izraelite “Sonovia”, pas testimeve në laborator, thotë se materiali i maskave të tyre do të mund të neutralizojë afro 99 për qind të koronavirusit, edhe pasi të lahet disa herë, raporton "Reuters".

Maskat e ripërdorshme të “Sonovias” janë të mbuluara me oksid të zinkut në nano-grimca, të cilat shkatërrojnë baktere, myshqe dhe viruse, si dhe kjo kompani thotë se do të ndihmojë në ndaljen e përhapjes së koronavirusit.

Testet në laboratorin “Microspectrum” në Shanghai kanë treguar se materiali i përdorur në këto maska, i cili mund të lahet dhe përdoret sërish, neutralizoi më shumë se 90 për qind të koronavirusit ndaj të cilit u ekspozua.

Liat Goldhamer, zyrtari kryesor i teknologjisë i “Sonovias”, tha se në javët që vijnë ky material, i cili mund të përdoret gjithashtu në tekstile të spitaleve, në pajisjet dhe teshat mbrojtëse, do të mund të neutralizojë pothuajse 99 për qind të koronavirusit.

“Sonovia” tha se klientët e kësaj kompanie përfshijnë prodhuesit dhe spitalet nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy