Pitbulli kafshon 4-vjeçaren në Vlorë / Breshani: Qentë e rrugës “gangrenë”, pushteti lokal përgjegjësi kryesor

Pitbulli kafshon 4-vjeçaren në Vlorë / Breshani: Qentë e rrugës “gangrenë”, pushteti lokal përgjegjësi kryesor

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në Vlorë, ku një vajzë 4-vjeçare është sulmuar nga një qen i racës pitbull teksa shëtiste në zonën e Lungomares së bashku me gjyshërit. 

 

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të një punonjësi rruge dhe një kalimtari të rastësishëm, u bë e mundur neutralizimi i qenit dhe shpëtimi i së miturës.

 

E mitura u transportua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi kishte marrë plagë të rënda në kokë dhe në qafë.

 

Lidhur me këtë incident, ekspertja e mbrojtjes së kafshëve dhe përfaqësuesja e shoqatës “Protect Me”, Liljana Breshani, e cilëson situatën alarmante dhe pasojë direkte të mungesës së politikave shtetërore.

 

Është kthyer në një gangrenë të madhe për të gjithë vendin. Uroj shërim të shpejtë vogëlushes dhe shpresoj të jetë rasti i fundit. Por në momentin që shteti nuk ka asnjë politikë konkrete për trajtimin e kësaj problematike, këto raste do të jenë të përsëritura dhe të rrezikshme.

 

Sipas saj, mungesa e vëmendjes institucionale dhe e edukatës qytetare ka sjellë një situatë të rënduar në raport me kafshët e rrugës.

 

Prej 16 vitesh merrem me këtë çështje dhe shoh një neglizhencë të madhe nga institucionet. Kjo vjen edhe nga mungesa e edukatës së atyre që kanë përgjegjësi vendimmarrëse. Kafshët nuk përmenden askund në politikat zhvillimore, ndërkohë që Shqipëria synon integrimin në BE.

 

Breshani ngriti shqetësimin edhe për ndikimin negativ që kjo situatë ka tek turistët e huaj.

 

Turistët habiten se si është e mundur që në rrugë të ketë kaq shumë qen të pastrehë dhe pse shteti nuk ndërhyn. Ka raste kur ata ndërpresin pushimet për t’u kujdesur për këto kafshë.

 

Sipas saj, mungesa e ndërhyrjeve konkrete nga bashkitë, përfshirë sterilizimin dhe strehimin e qenve endacakë, është një nga problemet kryesore.

 

Bashkitë nuk kanë asnjë plan të qartë. Në shumë raste nuk ka as strehë dhe nuk janë kryer as sterilizime. Nuk është çështje vështirësie, por mungesë vullneti.

 

Ajo nënvizoi se siguria publike duhet të jetë prioritet, ndërsa kërkoi politika të balancuara që garantojnë si mbrojtjen e qytetarëve, ashtu edhe trajtimin human të kafshëve.

 

Qytetarët nuk ia kanë për borxh të ndihen të pasigurt në rrugët e qytetit. Duhet një zgjidhje që vendos ekuilibër mes sigurisë dhe kujdesit për kafshët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy