Nënstacioni i qendrës, OSHEE: Ja pse ikën dritat në derbi

Nënstacioni i qendrës, OSHEE: Ja pse ikën dritat në derbi

Drejtori i Divizionit të Shpërndarjes, pranë OSHEE-së, ing.Petraq Lika, sqaroi sot mediat në lidhje me defektin e ndodhur mbrëmë, në N/stacionin Qendër 110/20 kV. Më poshtë, deklarata e tij:

Gjatë zhvillimit të domosdoshëm të procesit

 

  1. Të spostimit të N/Stacionit të Qendrës në një periudhe kritike sezonale, jashtë kohës te rekomanduar nga OSHEE (muajt Prill-Maj apo Shtator-Tetor), periudhë që përkon me reshjet e shiut dhe uljen e ndjeshme të temperaturave, procese që shtojnë konsumimin e energjisë e për pasojë dhe ngarkesën e rrjetit elektrik
  1. Të prag-përfundimit të procesit të kolaudimit të pajisjeve të N/stacionit Qendër 110/20 kV, proces që është i domosdoshëm për të gjithë protokollin sipas standardeve, ashtu sikurse procedohet për çdo pajisje të thjeshtë elektro-shtëpiake, proces i cili përfundon deri në datën 15 dhjetor
  1. Të monitorimit të regjimit të ngarkesave tepër të rritura nga ulja e temperaturave të motit rreth orës 19.20 u shfaq një fenomen i padëshirueshëm, ai i dëmtimit të izolacionit të një kabulli fuqie i cili rrezikoi “jetën e pajisjeve”.

 

Personeli operativ për të shmangur risqet apo rreziqet e mundshme që mund të ndodhnin më tej operoi për stakimin e detyruar të menjëhershëm të N/stacionit duke kaluar në regjim avarie dhe marrjen e masave për rikonfigurimin e skemës së furnizimit me energji elektrike të abonentëve.

Ndodhur përpara këtij problemi imediat për zgjidhje, OSHEE procedoi me energjizimin e  N/stacionit konform standardeve brenda orës 20.40 dhe zhvillimin e rikthimit të skemës normale të furnizimit me energji elektrike brenda orës 21.00, duke garantuar furnizimin me energji elektrike në mënyrë të sigurt.

Gjatë kësaj periudhe mungesë energjie, fatkeqësisht u atakua nga kjo problematike disa aktivitete, siç ishte ndeshja e futbollit në stadiumin “Selman Stermasi”, i cili sipas protokollit zyrtar, institucioni përkatës duhet të informonte zyrtarisht në rajonin e Tiranës, në kushtet e e zbatimit të projektit, me qëllim që OSHEE të ofronte suport me shërbime ekstra me burime të tjera alternative, siç është vepruar me institucione të tjera që kanë mirëkuptuar këtë lloj pozicioni që diktonte projekti për zhvendosjen e N/stacionit.

Pavarësisht se çfarë ndodhi, ne jemi pjesë e shoqërisë që duhet të procedojmë sipas detyrimeve ligjore, protokolleve zyrtare dhe masave organizative të çdo institucioni për eventet e rëndësishme, për të shmangur dhe paraprirë çdo situatë të pakëndshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy