Nuk pushojnë protestat e dhunshme në SHBA për vdekjen e George Floyd

Nuk pushojnë protestat e dhunshme në SHBA për vdekjen e George Floyd

Protestuesit u përleshën sërish me policinë në disa shtete amerikane, për të katërtën ditë radhazi, lidhur me vrasjen e një afro-amerikani të paarmatosur gjatë një arrestimi nga policia në Minneapolis.

Protestat kanë vazhduar në Phoenix, Las Vegas, Los Angeles dhe në disa qytete të tjera, ndërsa qindra protestues thërrisnin “Drejtësi për George”.

Protestues të shumtë u bashkuan për të manifestuar përballë Shtëpisë së Bardhë, duke kërkuar drejtësi për vrasjen e afro-amerikanit.

Shumë prej tyre mbanin në duar fotografi të të ndjerit, ndërsa brohorisnin fjalët e tij të fundit: “Nuk marr dot frymë”.

Nuk kanë munguar protestat edhe në vende si Minesota, Kaliforni dhe Nju Jork. Manifestuesit u përballën me ndërhyrjen e ashpër të policisë, teksa në disa zona dogjën godina dhe automjete.

Në Atlanta, ndërtesa të shumta u vandalizuan, përfshirë selinë e gjigandit mediatik, CNN.

Në Detroit u regjistrua gjithashtu një viktimë, një 19 vjeçar që protestonte gjatë tubimit të madh në Sheshin Cadillac.

Ngjarja ka ndezur zemërimin kundër policisë amerikane për vrasjet e njerëzve me ngjyrë. Një ish-polic i Mineapolis është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes lidhur me vdekjen e Floyd në komisariat.

Derek Chauvin është xhiruar teksa vendosi gjurin e tij te fyti i 46-vjeçarit me ngjyrë të hënën.

Që prej publikimit të pamjeve, Chauvin dhe 3 policë të tjerë janë shkarkuar. Ata do të dalin para gjykatës së Mineapolis të hënën.

Presidenti, Donald Trump, e ka përshkruar ngjarjen si të tmerrshme dhe njoftoi se ka biseduar me familjen e Floyd për t’i shprehur ngushëllimet e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy