Reshjet shkaktojnë dëme në rrjet, Gramshi dhe zonat përreth mbi 24 orë pa energji elektrike (VIDEO)

Reshjet shkaktojnë dëme në rrjet, Gramshi dhe zonat përreth mbi 24 orë pa energji elektrike (VIDEO)

Qyteti i Gramshit dhe disa zona përreth janë prej më shumë se 24 orësh pa energji elektrike, pas dëmtimeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.

 

Mësohet se problemet kanë nisur rreth orës 00:00 të natës mes të dielës dhe të hënës, kur u regjistruan defekte në nënstacionin elektrik, duke lënë pa drita qindra banorë.

 

Sipas të dhënave paraprake, më të prekurat janë shtatë fshatra të njësisë administrative Kukur, ku për shkak të motit të keq janë raportuar dëmtime në rrjetin energjetik dhe bllokime të disa akseve rrugore.

 

Për pasojë, procesi mësimor është pezulluar, pasi mësuesit nuk kanë mundur të udhëtojnë drejt shkollave.

 

Edhe linjat e transportit publik janë ndërprerë përkohësisht, pasi autobusët nuk kanë arritur të qarkullojnë në segmentet që lidhin fshatrat me qytetin.

 

Autoritetet vendore dhe grupet e punës së OSHEE-së ndodhen në terren për riparimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

 

Ndërkohë, strukturat e mbrojtjes civile pranë Bashkisë Gramsh po monitorojnë situatën, për shkak të rrezikut të shtuar nga prurjet e larta të ujit në zonat malore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy