
Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë, komuniteti LGBTI, mbajti sot paradën e krenarisë në Tiranë. Marshimi simbolik u bë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” përmes pankartave në përkrahje të këtij komunitetit në vend.
Parada e krenarisë” (Pride Parade), është një marshim simbol që zhvillohet paralelisht edhe në shtete të tjera. Përfaqësues dhe përkrahës të këtij komuniteti, kanë parakaluar te bulevardi për të pedaluar dhe apeluar në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë.
Të drejtat LGBTI në Shqipëri janë të garantuara nëpërmjet legjislacionit kundër diskriminimit.



