Edhe pse të pakt në numër edhe në Shqipëri nuk kanë munguar qytetarët dhe sindikalistët të cilët kanë protestuar në ditën e punëtorëve. Ata kanë zgjedhur një vend ku zakonisht qëndrojnë të papunë për të thënë shqetësimet e tyre. Protesta është bërë në sheshin e ushtarit të panjohur në kryeqytet ku çdo ditë qëndrojnë qytetarë të cilët kërkojnë punë.



