
Fusha e Nepravishtës në Libohovë, është përfshirë mbrëmjen e sotme nga zjarri. Sipas informacioneve, fillimisht flakët kanë nisur nga një kanal kullues në zonë, duke u përhapur më pas në tokë bujqësore.
Si pasojë është shkrumbuar nga zjarri një sipërfaqe prej 5 hektarësh, ndërsa janë djegur kashtë e tërshërë.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe ato zjarrëfikëse, ndërsa kanë nisur hetimet për identifikimin e autorit të zjarrëvënies.



