
Në 24 orë, në Shqipëri janë regjistruar 57 raste të reja me COVID dhe një humbje jete. Shifra ka dalë nga 1 952 testime në total.
Gjatë kësaj kohe janë shëruar 963 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 117 089 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht, në spitalet COVID po trajtohen 107 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 1 qytetar 64 vjeç nga Tirana nuk e ka fituar betejën me Covid19.
Statistika (09 Maj 2021)
Raste të reja ditore 57
Të shëruar në 24 orë 963
Të shtruar në spitale 107
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1,952
Testime totale 658,828
Raste pozitive 131,723
Raste të shëruara 117,089
Raste Aktive 12,222
Humbje jete 2,412
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10244
Shkodër 341
Fier 294
Korçë 234
Gjirokastër 245
Durrës 199
Vlorë 189
Elbasan 134
Lezhë 101
Berat 91
Dibër 85
Kukës 65



