Vendimi për Teatrin, reagon Ambasada Britanike në Tiranë

Vendimi për Teatrin, reagon Ambasada Britanike në Tiranë

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë ka reaguar për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Në një postim në rrjete sociale, Ambasada bën të ditur se mbështet thirrjen e Komisioneres së BE-së Mariya Gabriel për dialog me të gjitha palët e përfshira.

Selia e diplomacisë britanike thekson se dialogu nuk është kurrë i pavlerë.

Mbështesim thirrjen e Komisioneres së BE-së Mariya Gabriel për dialog dhe për të gjitha palët e përfshira që të japin kohën dhe hapësirën që të mund të realizohet në mënyrë kuptimplotë. Dialogu nuk është kurrë i pavlerë, veçanërisht në këto kohë të trazuara”, shkruhet në deklaratën e ambasadës.

Më herët eurokomisionerja Maryia Gabriel, bëri thirrje për dialog mes institucioneve dhe grupeve të interesit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy