Makinë me xhama të zinj? Drejtoria e Transportit Rrugor nis verifikimin e dokumentave

Makinë me xhama të zinj? Drejtoria e Transportit Rrugor nis verifikimin e dokumentave

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka nisur procesin e verifikimit të dokumenteve për mjetet që janë të pajisura me certifikatë për mbajtjen e xhamave të zinj. Sipas njoftimit, dokumentacioni përkatës duhet të paraqitet përmes Formularit të Deklarimit të Subjekteve brenda datës 31 dhjetor 2021. Ata që nuk respektojnë afatet do të hiqën nga lista e subjekteve të licencuara që ofrojnë shërbimin e errësimit të xhamave të autoveturave.

Njoftimi

DPSHTRR, në kuadër të zbatimit sa më korrekt të kuadrit ligjor, ka nisur verifikimin e dosjeve të mjeteve që aktualisht janë të pajisur me certifikatë miratimi të errësimit të xhamave të autoveturave. Nga verifikimi ka rezultuar se nga subjektet, për të njëjtin shërbim, janë lëshuar certifikata ISO të prodhuesit të cilat kanë qenë afër afatit të përfundimit të vlefshmërisë, apo nuk kanë të pasqyruar siç duhet numrin e certifikimit sipas trupës akredituese që e ka lëshuar.

Sa më sipër, dokumentacioni përkatës (certifikata e errësimit të xhamave nga prodhuesi) duhet të përcillet përmes Formularit të Deklarimit të Subjekteve brenda datës 31 dhjetor 2021, në linkun: https://www.dpshtrr.al/promovo-biznesin-tend-subjekt-i…

Mosrespektimi i këtij afati, sjell heqjen nga lista e subjekteve të licencuara që ofrojnë shërbimin e errësimit të xhamave të autoveturave. Gjithashtu, është e rëndësishme që kjo certifikatë të përkojë me markën e filmit të deklaruar nga subjekti.

DPSHTRR ju bën me dije se praktika të tilla do të jenë objekt verifikimi nga Task Forca e Transportit Rrugor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy