Festat e fundvitit/ ISHMT bllokon 10 mijë produkte në tregun e lodrave

Festat e fundvitit/ ISHMT bllokon 10 mijë produkte në tregun e lodrave

Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka shtuar inspektimet në tregun e lodrave dhe ka bllokuar 10 mijë produkte jashtë standardeve në prag të festave të fundvitit.

ISHMT apelon prindërit të kenë kujdes në zgjedhjen e lodrave që blejnë për fëmijët e tyre, pasi në treg janë gjetur lodra me elementë kimikë të dëmshëm.

“Janë çuar për ekzaminim 42 kampione, rreth 80% e tyre kanë dalë problematikë pjesa më e madhe për sa i përket elementëve kimikë. Kemi lodra me përmbajte të lartë të games së ftalateve që është një element i ndaluar tek lodrat. Ky element sjell pasoja serioze tek riprodhimi i fëmijëve”, shprehet drejtori i ISHMT-së, Julian Llupo .

Gjithashtu ISHMT u bën thirrje të gjithë kompanive, bizneseve që importojnë apo tregtojnë produkte lodra të jenë të markuara me certifikimin CE.

ISHMT bën thirrje të gjithë qytetarëve të verifikojnë produktet e tilla për markimin CE jo vetëm në kutitë e ambalazhimit, por edhe në produkt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy