
Në pikat e përqëndruara të vaksinimit dhe në qendrat shëndetësore ka vijuar vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet.
Aktualisht po kryhet vaksinimi për personat mbi 50 vjeç dhe punonjës të institucioneve në kontakte direkte me qytetarët.
Në 24 orët e fundit janë kryer 8,609 vaksinime dhe prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,052,108 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Prej tyre 455,131 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.
Ndërsa duke nisur nga e hëna, datë 19 korrik deri më 25 korrik, nis java e hapur për vaksinimin e qytetarëve mbi 18 vjeç.
“Me kartën e identitetit mund të paraqiteni në qendrën tuaj shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, për të kryer vaksinën anticovid, duke mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur.
Për të gjithë ata që e kanë të pamundur të aksesojnë qendrat e vaksinimit, ekipet e shëndetësisë do të jenë në territor për vaksinimin derë më derë”, shkruan ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.



