Operacionet e kërkim-shpëtimit, ushtria në gatishmëri të plotë

Operacionet e kërkim-shpëtimit, ushtria në gatishmëri të plotë

Ministria e Mbrojtjes pasqyroi sot angazhimin e FA në Emergjencat Civile në të gjithë vendin ku ka operuar me ndërhyrhje konkrete, duke shpëtuar dhe jetë njerëzish ndersa e është e gatshme të ndërhyjë në çdo situatë.

Në një deklaratë për mediat, mbrëmjen e së martës, Ministria e Mbrojtjes bënte të ditur se gjatë ditës së sotme janë angazhuar në total 180 forca, një helikopter “Cougar”, eskavatorë, varka, zjarrfikëse, gjeneratorë dhe mjete të kalimit të lartë.

“Në qarkun e Tiranës, në zonën e Babrusë u angazhuan 10 trupa, mjete dhe motorbarka shpëtimi.Ndërhyrje pati edhe prane Pallati me Shigjeta, ku u angazhuan 10 forca, motopompa dhe mjete të tjera shpëtimi. Ndërsa në afërsi të “City Park” u angazhuan 10 forca dhe mjete zjarrfikëse”, thuhet në njoftim të MM.

Po ashtu, behet e ditur se: “FA kanë operuar në qarkun e Lezhës, me ndërhurje që në orët e para të mëngjesit me mbi 80 trupa ushtarake, motogjeneratorë të fuqishëm, motopompë, mjete të kalueshmërisë së lartë dhe mbi 500 thasë me rërë. Në zonën e Fushë-Krujës u angazhuan 20 forca, mjete të kalueshmërisë së lartë si dhe motobarka shpëtimi. Në Bashkinë Burrel u angazhuan 10 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë.Në Bashkinë Shkodër u angazhuan 36 forca, mjete të kalueshmërisë së lartë di dhe motobarka shpëtimi. Në Bashkinë Laç u angazhuan 10 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë”.

“Efektivë të Forcave të Armatosura janë të pranishëm dhe të gatshme për të ndërhyrë në të gjithë territorin e vendit, ku lind nevoja për operacione kërkim-shpëtimi në këtë situatë përmbytjeje nga shirat e shumta”, thuhet në deklaratë e MM.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy