Shqiptarja bën realitet ëndrrën e amerikanes së vdekur

Shqiptarja bën realitet ëndrrën e amerikanes së vdekur

Kristina Leska shkoi në Amerikë me ëndrra të mëdha. Vajza 22­ vjeçarja përfitoi një bursë studenti nga universiteti Beaumont Grosse në Wayne, në nder të një studenteje vullnetare e quajtur Paige Stalker i cila u vra në vitin 2014.

“Unë dua të jem një dentiste” tha Leska. Ky konstatim i saj vjen pasi ajo shpreson t’i bëjë realitet ëndrrën e studentes amerikanë që punonte si vullnetare në spital. Shkenca ka qenë gjithmonë një pasion për Leskën.

Por Shqipëria edhe pse një vend i qëndrueshëm është i varfër me mundësi të pakta. Prindërit e saj e mbështetën vendimin e saj për të udhëtuar në Amerikë për një vizë studentore dhe ajo për momentin është duke ndjekur universitetin e Wayne, shkruan Macomb Daily News.

“Nuk ka asgjë më të bukur se të bësh të bukur buzëqeshjen e dikujt. Paige kishte një buzëqeshje të bukur. Ajo ishte gjithashtu vullnetare në universitet si unë”, tha ajo.

Qëllimi i saj sapo ajo erdhi në Michigan, ishte të gjente një karrierë ku mund të bënte një ndryshim në jetën e një populli dhe ndërsa ajo është ende duke eksploruar në fushën e kujdesit shëndetësor, shpreson të diplomohet si një dentiste e ardhshme.

Betsy Schulte e cila punon me studentët vullnetarë në Beaumont tha se një ditë pasi Stalker u vra, dikush vendosi një shënim në tavolinn ku ajo ulej dhe aty shkruhej “Paige, na mungon.

Ne nuk do të të harrojmë kurrë. ” Shënimi vazhdon të jetë ende aty dhe shërben si një kujtim për adoleshenten që donte të bëhej mjeke, por edhe si një frymëzim për studentët si Leska dhe përfituesit e tjerë të bursave të dhëna nga universiteti i Beaumont. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy