1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

 

1 Maji është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve (ose Festa e Punës), një ditë ndërkombëtare që nderon punën e palodhur, lëvizjet sindikale dhe të drejtat e punëtorëve në mbarë botën. 

Ajo shënohet çdo vit për të përkujtuar përpjekjet historike për kushte më të mira pune, siç ishte greva e vitit 1886 në Çikago.

Kërkesa e parë publike është paraqitur në Australi gjatë vitit 1885 me këtë përmbajtje: ”8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”.

Sindikata botërore e caktoi 1 Majin ditë në të cilën të gjithë punëtorët ushtrojnë presion për sigurimin dhe avancimin e të drejtave të tyre.

Ndërkohë, kongresi i Internacionales së parë kërkoi që ligje të ngjashme të miratohen dhe në Evropë. Origjina e kësaj feste daton nga manifestimi i organizuar në Shtetet e Bashkuara nga Kalorësit e Punës (Knights of Labor), një shoqatë e themeluar në 1869) në Nju Jork, 5 shtator 1882.

Dy vjet më vonë, më 1884, një manifestim i ngjashëm i Kavalierëve të Punës miratoi një rezolutë që ngjarja të kishte bazë vjetore. Gjithashtu organizatorët sindikalistë, afër lëvizjeve socialiste dhe anarkiste, sugjeruan si datë feste 1 Majin.

Ndërkohë, incidente të rënda ndodhën në ditët e para të majit ne vitin 1886 në Çikago (SHBA) dhe që njihet si kryengritja e Haymarket. Këto ngjarje arritën kulmin e tyre më 4 maj, kur policia qëlloi mbi demonstruesit duke shkaktuar shumë viktima.

Në Evropë 1 Maji është bërë zyrtare nga ana e delegatëve socialistë të kongresit të Internacionales së dytë në Paris në vitin 1889 dhe ratifikuar në Itali dy vjet më vonë.

Për herë të parë 1 Maji është kremtuar në Shqipëri në vitin 1905, kohë kur Shqipëria ende ishte ende pjesë e Perandorisë Osmane.  Një grup të rinjsh e punëtorësh organizuan në një manifestim nëpër rrugët jashtë qytetit të Shkodrës.

Kjo ditë shërben si një kujtesë për arritjet e lëvizjeve punëtore dhe nevojën për barazi e dinjitet në vendin e punës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy