Policia kroate poshtëron emigrantët, u vizaton me bojë kryqin në kokë

Policia kroate poshtëron emigrantët, u vizaton me bojë kryqin në kokë

Policia kroate dyshohet se ka shënuar me një kryq në kokë emigrantët që përiqen të kalojnë kufirin nga Bosnja.

The Guardian ka siguruar një numër fotografish të asaj që është përshkruar nga shoqatat për të drejtat e njeriut si “poshtërimi” i fundit i kryer nga autoritetet kroate, kundër emigrantëve që vijnë nga Ballkani.

Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka kërkuar gjithashtu qeverisë kroate të hetojë të gjitha akuzat që lidhen me abuzimin ndaj emigrantëve.

Është e kuptueshme se kjo sjellje e autoriteteve kroate bëhet me qëllim për të poshtëruar refugjatët dhe emigrantët që përpiqen të kalojnë kufirin”, tha Jack Sapoch nga “No Name Kitchen”, një OJQ që operon në Velika Kladushë, vetëm 2 km larg kufirit, e cila është anëtare edhe organizatës së Kontrollit të Rrjetit të Monitorimit të Dhunës Kufitare.  

Sapoch deklaroi se nga ajo që kuptohet në lidhje me aktin e tyre, dhuna vjen si rezultat i dy qëndrimeve.

E para, autoritet kroate i kryejnë këto akte, duke përdorur bojë për të vizatur një kryq në kokën e tyre me qëllimin për të identifikuar dhe poshtëruar emigrantët që kapen për herë të dytë teksa tentojnë të kalojnë kufirin.

Dhe arsyeja e dytë, akoma më shqetësuese se e para, është fakti se ata po e përdorin këtë dhunë si një taktikë për të traumatizuar psikologjikisht këta emigrantë, ku pjesa më e madhe e tyre i përkasin besimit Islam.

Mësohet se me datë 6 maj në Poljana, një grup emigrantësh ishin kthyer mbrapsht nga autoritetet kroate, pasi i kishin shënjuar me bojë portokalli, marrë paratë, telefonat dhe disave prej tyre edhe këpucët.

Më 7 maj, një grup tjetër emigrantësh u kthye në kampin Miral, jashtë Velika Kladushës, duke përshkruar një eksperiencë të ngjashme.

Policia kroate nuk ka pranuar të përgjigjet në lidhje me akuzat, por ka deklaruar se po mbron kufijtë e vendit nga flukset e emigrantëve të paligjshëm.

Çdo natë grupe të ndryshme emigrantësh tentojnë të kapërcejnë kufirin nga Bosnja në Kroaci, atje ku skuadrat e policisë i presin në kufi.

Të armatosur, të pajisur me syze që mund të shohin edhe natën, policia kroate patrullon kufirin për të ndaluar emigrantët të futen në Europë.

Nga ana tjetër, ata e konsiderojnë kalimin e kufirit një “lojë”, por ajo mbetet gjithsesi një iniciativë e rrezikshme.

Ekipet mjekësore, rojet e kufirit dhe zyrtarët e OKB-së kanë dokumentuar abuzimin sistematik dhe dhunën e kryer nga autoritetet kroate ndaj emigrantëve që tentojnë të futen në BE përmes Bosnjës, të cilët rrihen, grabiten dhe madje u hiqen edhe rrobat.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy