
Kujdesi për dhëmbët nis që në fëmijërinë e hershme. Kontrollet dhe përdorimi i fluorit nisin që në moshën 2-3 vjeç.
Në vendin tonë, shërbimi shëndetësor stomatologjik ofrohet falas në institucionet arsimore. Ai përfshin moshat nga 6 deri në 18 vjeç.
Por shërbimet që ofrohen në shkolla kufizohen te profilaksia, diagnostikimi dhe edukimi stomatologjik.
Në shumicën e rasteve, puna e dentistëve në shkolla kufizohet te edukimi mbi higjienën orale.



