50 familje në Borsh në konflikt me KMSH/ Dhimojani: Bllokimi i pronës sjell dëm ekonomik dhe kaos

50 familje në Borsh në konflikt me KMSH/ Dhimojani: Bllokimi i pronës sjell dëm ekonomik dhe kaos

Në fshatin turistik të Borshit, 50 familje kundërshtojnë bllokimin e certifikatave të pronësisë për tokat bujqësore nga Kadastra, të cilat ata pretendojnë se i kanë përfituar nga ligji 7501. Sipërfaqen prej 7 mijë metra katrorë, të pretenduar nga banorët, shteti ia ka dhënë Komunitetit Mysliman Shqiptar.

 

Për këtë problematikë anëtarja demokrate e Këshillit Bashkiak Himarë, Afroviti Dhimojani tha për edicionin e lajmeve në MCN TV, se me bllokimin e pronës krijohet dëm i madh ekonomik dhe kaos institucional.

 

Sipas saj, një tokë që banorëve iu është dhënë me ligj, nuk mund t’iu merret me ligj.

 

Të dielën banorët e lagjes “Qazim Pali” në Borsh, kanë bërë protestën e radhës, për të kundërshtuar vendimin, për shkak të vendimit të kthimit dhe kompensimit të pronave që njeh pronarë Komunitetin Mysliman Shqiptar. Banorët janë vënë në dijeni para dy vitesh, ku janë njoftuar nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, se 51 familjeve iu është dërguar letërnjoftimi për bllokimin e pronave të tyre. 

 

Kjo është një paqartësi institucionale, që sjell kaos, por dhe dëm të madh ekonomik. Banorët kanë kërkuar të zgjidhet çështja e krijuar nga KMSH dhe nëse ka pretendime pronësore, shteti, ato vendime që janë dhënë në favor, nëse ekziston një vendim i tillë, se është dhënë vetëm një urdhër bllokimi nga ASHK për 51 familje dhe banorët janë të paqartë për çfarë po ndodh. 

 

Thelbi i konfliktit është mbivendosje pronash në favor të Komunitetit Mysliman Shqiptar. Qytetarët janë vendosur para një fakti, kaosi institucional, ato prona kanë mbi 30 vjet që i gëzojnë, i kanë përfituar bazuar në ligjin 7501. 

 

Banorët që kanë qenë autoktonë aty dhe të internuar, i gëzojnë pronat me ligjin 7501, një pjesë kanë certifikata pronësie, një pjesë kanë AMTP dhe një pjesë ua kanë shitur palëve të treta. Një tokë që banorëve ua ke dhënë me ligj, nuk mund të vish dhe tua marrësh me ligj. Është një vendim administrativ, jo gjykate dhe banorët janë të detyruar vendimin administrativ në Gjykatën Administrative. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy