
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shpërndarë një raport nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Azil (EUAA), i cili tregon numrin e qytetarëve nga shtetet e rajonit, që kanë kërkuar azil në një vend të BE-së. Shqipëria kryeson listën për rajonin dhe Meta bën thirrje që të merren masa kundër largimit të popullsisë.
Meta thekson që vitin e kaluar 11 mijë e 246 shqiptarë kanë kërkuar azil, “duke na renditur sërish të parët për numrin e aplikimeve”.
Kreu i shtetit e ka konsideruar si problem kombëtar alarmues, largimin e të rinjve, si dhe të fuqisë intelektuale dhe punëtore më të kualifikuar.
Meta bëri thirrje që të ndalet shpopullimi “duke përmirësuar standardet e qeverisjes, të llogaridhënies demokratike dhe rritur përfaqësimin e të rinjve në vendimmarrje!”.
Të bashkojmë energjitë për të rikthyer shpresën dhe për t’i dhënë Shqipërisë drejtimin dhe perspektivën e merituar evropiane, që të gjithë e dëshirojmë!.



