Sulmi ndaj faqeve zyrtare/ Ministria e Brendshme: Shërbime fizike në Policinë e Shtetit dhe Gjendjen Civile

Sulmi ndaj faqeve zyrtare/ Ministria e Brendshme: Shërbime fizike në Policinë e Shtetit dhe Gjendjen Civile

Ministria e Brendshme njofton se pas sulmit kibernetik ndaj faqeve zyrtare të qeverisë, shërbimi do të jepet fizikisht vetëm për raste të domosdoshme.

Në deklaratë thuhet se shërbimet esenciale të Policisë së Shtetit dhe Gjendjes Civile të cilat do të ofrohen fizikisht pranë sporteleve përkatëse për qytetarët deri në përfundim të kundërsulmit.

Kjo është një situatë tërësisht e përkohshme e diktuar nga sulmi kibernetik i sinkronizuar jashtë Shqipërisë, për të cilin po kryhet një kundërofensivë nga AKSHI dhe aleatët tanë për t’u rikthyer në normalitet shumë shpejt.

Shërbimet qeveritare online janë një histori suksesi në Shqipëri pavarësisht ngërçit momental të krijuar prej sulmit kibernetik. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për vështirësitë e krijuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy