Censurimi dhe pasiguria në punë kanë qenë disa nga problemet e evidentuara gjatë një tryeze për mediat me pjesëmarrës nga AMA, Komisioni i Medias dhe gazetarë. Opozita theksoi shqetësimin e gjuhës së përdorur nga kryeministri Rama ndaj gazetarëve. Ndërsa nënkryetarja e Komisionit, Milva Ekonomi tha se ky është një fenomen global.



