Londër/ Tentoi të realizonte një selfie, bie nga dritarja e makinës në autostradë

Londër/ Tentoi të realizonte një selfie, bie nga dritarja e makinës në autostradë

Për të xhiruar një video të cilën do ta postonte në Snapchat, një grua ra nga dritarja anësore e pasagjerit, ndërsa makina me të cilën po udhëtonte ishte në autostradën M25 në jug të Londrës.

Policia theksoi se ishte “një mrekulli nga lart” që gruaja shpëtoi pa u plagosur rëndë. Sipas tyre, ajo mund të ishte shtypur nga makinat e tjera që po udhëtonin me shpejtësi të madhe në atë autostradë.

Policia e Surrey në faqen e saj në Twitter, postoi një foto të dritares së hapur të makinës nga e cila gruaja u përkul për të humbur më pas ekuilibrin e saj, shoqëruar me hashtagun #pafjalë.

Një studim i botuar në Journal of Family Medicine dhe Primary Care pretendon se rreth 259 persona kanë ndërruar jetë pasi bënin selfie mes 2011 dhe 2017.

Shumica e viktimave janë shënuar në Indi, pasuar nga Rusia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Pakistani.

Dy vajza javën e kaluar ndërruan jetë ndërsa përpiqeshin të bënin një selfie në majën e ujëvarave Salto Caveiras në Lages të Brazilit.

Viktimat janë 18-vjeçarja, Bruna Vellasques dhe 19-vjeçarja, Monique Medeiros.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy