Shkolla Verore nis më 15 qershor në 47 shkolla të Tiranës

Shkolla Verore nis më 15 qershor në 47 shkolla të Tiranës

Programi “Shkolla Verore” do të nisë më 15 qershor dhe do të zhvillohet në 47 institucione arsimore, prej të cilave 45 në Tiranë dhe 2 në Kamëz.

 

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur se programi vjen si vazhdim i nismës “Pas Shkolle”, me synimin për t’i kthyer shkollat në hapësira tërheqëse për fëmijët edhe gjatë pushimeve verore.

 

“Shkolla Verore” synon të ofrojë aktivitete të larmishme edukative, sportive dhe argëtuese, duke përfshirë sportin, artin dhe zejtarinë, shahun, kodimin, si dhe aktivitete komunitare që nxisin kreativitetin dhe socializimin e nxënësve.

 

Ministrja ftoi gjithashtu të rinjtë e gjimnazeve të Tiranës që të bëhen pjesë e programit në rolin e vullnetarëve, duke kontribuar në organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve.

 

Programi do të zhvillohet çdo ditë nga ora 08:00 deri në 13:00, për një periudhë dyjavore. 

Gjatë kësaj kohe, fëmijët do të angazhohen në aktivitete si art dhe zeje, mësim i gjuhëve të huaja, kodim, sport, lojëra kreative, projekte STEM, diskutime mbi libra dhe biseda me të ftuar nga fusha të ndryshme të jetës publike e sociale.

 

Një tjetër element i rëndësishëm i programit është ofrimi i vakteve të shëndetshme ushqimore për të gjithë nxënësit pjesëmarrës.

 

Përmes kësaj nisme, synohet që pushimet verore të jenë jo vetëm argëtuese, por edhe edukative dhe aktive për fëmijët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy