Dy të prekurit nga koronavirusi, Kalo: Janë në Spitalin Infektiv, kemi kushtet për t’i trajtuar (VIDEO)

Dy të prekurit nga koronavirusi, Kalo: Janë në Spitalin Infektiv, kemi kushtet për t’i trajtuar (VIDEO)

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, jep detaje lidhur me dy rastet e para të të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri. Gjatë komunikimit të Task Forcës me median, Kalo ka deklaruar se dy të infektuarit me COVID-19 janë duke marrë trajtimin e tyre në Spitalin Infektiv në QSUT. Kalo u shpreh se QSUT ka të gjitha kapacitetet dhe kushte të mira spitalore për të trajtuar persona me sëmundje të tillë.

Dy rastet e diagnostikuara janë shtruar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive dhe po marrin trajtimin e duhur në përputhje me kërkesat e kësaj sëmundjeje dhe trajtimin përkatës. Ajo që është e rëndësishme është se në Shërbimin Infektiv janë marrë masat e duhura për përkujdesjen ndaj të sëmurëve të tillë. Ka dhoma të cilat kanë oksigjen, që kanë minimumin e pajisjeve të domosdoshme për të shmangur sa të jetë e mundur kontaminimin dhe përhapjen e infeksionit. Nuk janë dhoma hoteli, por janë dhoma spitali. Përshtatja e tyre dhe pajisja e tyre janë në përputhje me kushtet spitalore. Janë kushtet më të mira të mundshme, të cilat janë në përputhje me standartet botërore dhe trajtimin e të sëmurëve infektivë”, tha Trian Kalo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy