“Disney” do të shkarkojë nga puna 28 mijë punonjës nëpër parqet e ndryshme amerikane, për shkak të numrit të ulët të vizitorëve.
Rreth dy të tretat e punonjësve të shkarkuar janë me kohë të pjesshme, sipas deklaratës së lëshuar nga kompania.
Me nisjen e pandemisë, “Disney”u detyrua të mbyllë parqet e argëtimit në të gjithë botën.
Të gjitha u rihapën, përveç Disneyland, edhe pse kompania u detyrua të kufizonte numrin e vizitorëve për të lejuar distancimin fizik.
Josh D’Amaro, kreu për njësinë e parqeve, përmes një deklarate për mediat tha se këtë vendim të vështirë e morën për shkak të kufizimit të kapaciteteve dhe prej rritjes së pasigurisë gjatë pandemisë, pasi shteti i Kalifornisë nuk i ka hequr kufizimet të cilat do të bënin të mundur rihapjen.



