Rikthehet dermatoza nodulare, fermerët: Vaksinat u lanë në depo

Rikthehet dermatoza nodulare, fermerët: Vaksinat u lanë në depo

Dermatoza nodulare është rikthyer sërish te gjedhët. Rishfaqja e sëmundjes ka revoltuar fermerët e Elbasanit, të cilët thonë se vaksinat shpërndahen në mënyrë selektive. Ata thonë se gjedhët janë i vetmi burim të ardhurash për ta dhe kërkojnë ndihmën e autoriteteve të bujqësisë. Fermerët thonë se shkak i shfaqjes së sëmundjes është bërë mosvaksinimi në kohë, raporton “Ora”.

“Vaksina nuk u bë në kohë. Kur bëhet vaksina, lopën time e ka zënë sëmundja, duhet të ishin bërë tre muaj përpara që të mos i kapte kjo sëmundje. Vaksinat ngelën nëpër depo”, shprehet një fermer.

Ndërsa në Lezhë, drejtori i Bujqësisë thotë se dermatoza nodulare ka prekur ato kafshë, të cilat nuk janë vaksinuar, ndërsa pohon se çdo fermer i dëmtuar do të kompensohet nga Ministria e Bujqësisë.

Vatra të sëmundjes së gjedhit janë konstatuar për herë të parë dhe në zonat fushore të Fierit dhe Lushnjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy