Marku: Kemi numër rekord divorcesh. Shkaqe kryesore, ekonomia, dhuna dhe varësia nga rrjetet sociale (VIDEO)

Marku: Kemi numër rekord divorcesh. Shkaqe kryesore, ekonomia, dhuna dhe varësia nga rrjetet sociale (VIDEO)

Avokatja Aurora Marku tha në studion e MCN Informacion se në 2025 janë shënuar një numër rekord divorcesh dhe ndër arsyet kryesore është ekonomia, varësia nga rrjetet sociale dhe dhuna në familje. 

 

Duke vijuar, Marku tha se po divorcohen dhe çiftet mbi 45-vjeç.

 

Këtë vit, 2025 ka super rritje të numrit të divorceve, ndryshe nga çdo vit tjetër. 2025 ka numër rekord. Rastet e fundit që kam janë moshat e mëdha, po them mbi 45 vjeç. Ndoshta lidhet me pjesën që të rinjtë po bashkëjetojnë. Ndahen ata që i kanë fëmijët mbi 18-vjeç. Kohët e fundit janë shtuar shumë rrjetet sociale si arsye për t’u ndarë. Kam raste që janë ndarë nga TikTok, krijojnë varësi. Ekonomia është bërë një ndër arsyet kryesore, por edhe dhuna. Kemi shumë raste të dhunës në familje. Çdo ditë në Gjykatën e Tiranë kemi persona që marrin urdhra mbrojtje. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy