Që nga data 1 mars, në Itali do të futen në fuqi rregullat e reja për pandeminë të vendosura më herët nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas vendimit, që nga kjo datë s’do të ketë më karantinë për të gjithë qytetarët nga e gjithë bota që udhëtojnë drejt këtij vendi.
Nisur nga ky rregull Italia ka hapur dhe për turistët nga Shqipëria. Për ta do zbatohen të nëjtat rregulla, si për udhëtarët nga vendet europiane. Të gjithë qytëtarët që të do futen në Itali, do të jetë e mjaftueshme që të plotësojnë një nga kushtet e Green Pass.
Qytetarët duhet të jenë të pajisur vetëm me certifikatën e vaksinimit, certifikata e shërimit ose testi negativ.



