Sezoni i ri shkollor/ Kushi: Këtë vit libra falas për klasat e 8 dhe 9

Sezoni i ri shkollor/ Kushi: Këtë vit libra falas për klasat e 8 dhe 9

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka bërë të ditur sot se këtë vit shkollor në skemën mbështetëse të qeverisë shqiptare do të shtohen edhe nxënësit e klasave të 8 dhe 9.

Kushi sqaron se nga kjo skemë mbështetëse e qeverisë përfitojnë edhe nxënësit kategorive të veçanta në gjimnaz. Ndërsa deri më tani nxënësit nga klasa e 1 në 7 kanë përfituar librat falas nga kjo skemë, duke iu shtuar këtë sezon edhe dy klasat e tjera.

“Këtë vit shkollor përmbushet angazhimi që në arsimin bazë të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 të kenë librat shkollorë falas. Ndërkohë, përfitues të kësaj skeme mbështetëse nga qeveria shqiptare janë edhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë", shkruan Kushi.

Rreth 280 mijë nxënës përfitojnë nga kjo skemë mbështetëse, prej të cilëve ndërkohë janë 16 mijë nxënës në arsimin e mesëm të lartë që do të përfitojnë si pjesë e kategorive të veçanta. Nxënësit do të pajisen me libra cilësorë të “Oxford”, “Cambridge” dhe “Pearson”, teksa kjo politikë do të lehtësojë edhe barrën financiare të familjeve shqiptare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy