Maqedonia e Veriut nga 26 qershori hap kufijtë, nuk do të ketë më teste dhe vetëkarantinim

Maqedonia e Veriut nga 26 qershori hap kufijtë, nuk do të ketë më teste dhe vetëkarantinim

Maqedonia e Veriut do të hapë kufijtë pa teste PCR dhe vetëkarantinim 14-ditor.

Një vendim i tillë është marrë nga qeveria dhe do të hyjë në fuqi nga 26 qershori, bëjnë me dije mediet lokale.

Po ashtu, ditën e djeshme (22 qershor) qeveria ka ndërmarrë edhe disa lehtësime të tjera kundrejt masave anti-kovid.

Është rikthyer gjendja e rregullt e transportit të udhëtarëve nga dhe në zonën e komunës së Tetovës dhe nga komunat Tearcë, Bogovinjë, Zhelinë, Vrapçishtë, Gostivar, Jegunovcë, Bërvenicë, Mavrovë-Rostushë dhe qyteti i Shkupit.

Qeveria ka miratuar gjithashtu protokolle për hapjen dhe funksionimin e kazinove, si dhe për organizatorët e lojërave të fatit me aparate.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy