Londër, 200 protestues mbyllin restorantin që mashtroi emigrantët shqiptarë

Londër, 200 protestues mbyllin restorantin që mashtroi emigrantët shqiptarë

Rreth 200 qytetarë londinezë kanë protestuar para fast food - it, të linjës “Byron”, në zonën e Holbron të kryeqytetit britanik duke detyruar dhe mbylljen e këtij të fundit. Ashtu siç është raportuar dhe më parë ky restorant përfundoi në qendrën e polemikave të mediave britanike dhe atyre shqiptare pasi, në bashkëpunim me autoritetet, mashtroi 35 refugjatë me preteksin se ofronte punë. 35 emigrantët ilegalë, mes tyre edhe shtetas shqiptarë, ranë në prangat e autoriteteve në momentin që ishin paraqitur në ambjentet e restorantit me shpresë se do të gjenin punë apo gjatë kohës që po zhvilloheshin disa trajnime.

 

Të acaruar nga kjo dredhi e autoriteteve britanike dhe e punonjësve të restorantit, rreth 200 qytetarë britanikë bllokuan hyrjen e këtij biznesi  duke mbajtur në duar pankarta ku shkruhej “Byron ka denoncuar punëtorët e tij” apo “Asnjë qënie njerëzore nuk është ilegale”. Sipas protestuesve rrjeti i restoranteve Byron u ka ngritur kurth punonjësve të vet duke e cilësuar këtë akt si të turpshëm dhe kanë bërë thirrje për bojkot. Kjo protestë detyroi edhe mbylljen e restorantit në Holborn gjatë kësaj të marte.

 

Mediat britanike gjithashtu raportojnë se 25 nga 35 emigrantët e arrestuar nga Zyra emigracionit, gjatë këtij operacioni në muajin korrik, tashmë janë deportuar drejt vendeve të origjinës. Ndërsa autoritetet e kanë justifikuar këtë bashkëpunim të restoranteve Byron me faktin se rrezikonin një gjobitje deri në 700.000 paund, sipas ligjeve anti-emigracion. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy